Hapja e 4 kapitujve të rinj, Rama nga Brukseli: Po ecim me ritëm rekord! Hera e parë që zgjedhim perandorinë me të cilën duam të “martohemi”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.

Në një konferencë të përbashkët me Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, Rama u shpreh se është shpresëplotë që deri në fund të vitit të çelen të gjithë kapitujt.

“Kam shumë mirënjohje. E nis me falenderimin për mbështetjen tuaj, që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelëm një tjetër grupkapitull, 5 në 11 muaj, ky është rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit para mbylljes së 2025. E dimë që është ambicioze por shpresojmë se do t’ia dalim. Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi një herë e mirë, por përpjekje të përditshme. E dimë që nuk ka rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera. Me këtë perandori vlerash dhe të drejtash, sigurie e sigurimi ku qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat e tyre nuk do t’u merren nga askush që vjen më pas, duam të martohemi me dëshirë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×