“Integrimi konsiderohej si komision i dorës së dytë”, Balla njofton nenin e Rregullores që pritet të shkrihet: PS, Europën dhe Punët e Jashtme i sheh bashkë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendohet nga opozita, Komisioni i Integrimit nuk po shkrihet, madje me ndryshimet që pritet të bëhen sot, do të kalojë në nivelin më të lartë që ka qenë prej 20 vitesh, që nga 2025 kur u krijua.

Balla u shpreh se sot do të shkrihet neni që bën që ky komision të ketë një vlerë më të ulët, duke shtuar se PS, Europën dhe Punët e Jashtme i sheh bashkë.

“Dëgjova pa fund keni shkrirë komisionin e integrimit. Nuk e kemi shkrirë. Sot e 20 vite më parë në këtë Kuvend kemi pasur një nen në rregullore, turp i madh, që thoshte kur je anëtar i Komisionit të Integrimit nuk quhesh anëtar. Pra është një komision i dorës së dytë. Ndërkohë që do shkrihet ai nen sot, do ta shkrijmë atë nenin sot.
Ne jo që po s’po e shkrijmë por po e ngremë më lart se çka qenë që në 2005 kur u krijua.
PS, Europën dhe Punët e Jashtme i sheh bashkë, ju mbase i shihni ndaras, kjo u tregua edhe në fushatën elektoral. Edhe Marta Kos edhe Costa mendon si ne. Në mars 2025 ne ua thamë ç’do thonit ju, dhe njëlloj do të thoni edhe në 2029, nuk ndryshoni ju.
Zoti kryetar i Kuvendit, në respekt të Rregullores dhe praktikës së Kuvendit, ju ftoj të kalojmë në votim”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×