Mbledhja e grupit parlamentar, PD emëron nënkryetarët për komisionet e drejtuara nga mazhoranca

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë emëruar nënkryetarët e komisioneve që do të drejtohen nga mazhoranca e Partisë Socialiste

Lista e nënkryetarëve të komisioneve është si më poshtë:

  • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Nënkryetar: Eno Bozo
  • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Nënkryetar: Oerd Bylykbashi
  • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Nënkryetar: Klevis Balliu
  • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Nënkryetar: Bledi Himci
  • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Nënkryetar: Xhelal Mziu
  • Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Nënkryetar: Albana Vokshi
  • Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Nënkryetar: Ivi Kaso

Më herët PD ka emëruar edhe kryetarët për 4 komisionet e drejtuara nga opozita. Në përputhje me strukturën parlamentare, PD ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.

  • Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet0 – Luciano Boçi
  • Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
  • Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
  • Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×