“Në Kuvend u shkel rëndë Kushtetuta”, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për të qenë në BE, përveç pozicionit gjeografik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në Kuvend është shkelur rëndë Kushtetuta dhe Rregullorja parlamentare.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ai akuzoi mazhorancën për përqendrim të pushtetit dhe shtypje të pluralizmit.

Sipas tij, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për anëtarësim në BE, përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Berisha theksoi se vendi është shndërruar në një narko-shtet dhe epiqendër të trafikut të drogës.

Kreu i PD Sali Berisha: Në parlament u shkel rëndë Kushtetuta dhe Rregullorja. Dënoj me forcë shkeljen e Kushtetutës së vendit. Shteti ligjor është zëvendësuar me narko-shtetin. Shqipëria nuk plotëson asnjë standard për të qenë në BE, përveç pozicionit gjeo-strategjik. Pushteti është përqendruar në një dorë. Mazhoranca përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. Nuk ka standard një vend që zhvillon farsën elektorale, nuk ka asnjë standard një vend që është bërë epiqendër e trafikut të drogave të forta.

Ne e mbështesim plotësisht procesin e integrimit, por deklarojmë se Shqipëria nuk plotëson asnjë standard, përpos pozicionit gjeo-strategjik të saj, që e ka pasur që kur është formuar bota.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×