Panik në një qendër tregtare/ Ekzekutohet shqiptari në Toronto, gjendet i pajetë brenda në makinë (EMRI)

Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e një vrasjeje me armë në një shesh komercial në lindje të qytetit gjatë fundjavës. Policia thotë se 43-vjeçari Paulin Harusha vdiq në vendngjarje, megjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës për ta shpëtuar.

Harusha u gjet brenda një automjeti me plagë nga plumbat, sipas një deklarate të policisë. Vrasja ndodhi në një shesh komercial afër bulevardit Victoria Park dhe Sheppard Avenue E, rreth mesnatës të shtunën. Policia thotë se të dyshuarit janë parë duke u larguar nga vendngjarja në një “SUV të ngjyrës së hapur” para se të arrinin oficerët.

Paulin Harusha11
Paulin Harusha11

Në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×