Parlamenti rikthehet për herën e dytë brenda kësaj dite, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare mes mazhorancës dhe opozitës

Në orën 17:00 të ditës së sotme, do të nisë seanca e dytë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të realizohet votimi për drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Sipas raportimeve të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, kjo pritet të jetë një seancë protokollare, ku do të bëhet zgjedhja e drejtuesve të komisioneve të ndryshme parlamentare.

Në seancën e parë, që u mbajt më herët gjatë ditës, pati një përplasje të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ky ndryshim ka sjellë rritjen e numrit të komisioneve parlamentare, duke i shtuar ato nga 8 në 11.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×