Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar i përbërë nga 7 deputetë. Sipas marrëveshjes me PD, grupit të deputetëve të PL Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho, I janë shtuar dhe 3 deputete nga grupi parlamentar demokrat.
Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja do të jenë pjesë e grupit të PL ku kryetar do të jetë Tedi Blushi dhe zv/kryetar Edmond Haxhinasto. Ndërsa deputetja Erisa Xhixho do të jetë zëdhënëse e grupit parlamentar të PL.
Grupi parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zedhenese
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja
© BalkanWeb