Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë.
Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave tw zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë.
Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’.
Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga bisedat është se një pjesë e mirë e parave që atyre u vijnë në Shqipëri, fshihen apo groposen në tokë.
Kjo për shkak të pamundësisë për t’i kaluar në sistemin bankar. Gjë që vihet re edhe nga bisedat që Albin Çela bën me vëllain e tij Ervisin, që drejton punët nga Paraguaji.
Ku ai i dërgon këtij të fundit foto të parave që ka groposur nën tokë me fuçi. Konkretisht 1 milion e 750 mijë euro
Në këtë mënyrë, rrjeti i dyshuar jo vetëm që arrin të menaxhojë në mënyrë të sofistikuar trafikun fizik të drogës, por edhe të qarkullojë dhe pastrojë të ardhurat e përfituara përmes një skeme të mirëorganizuar dhe të shumëfishtë.
Ky sistem mundëson transferimin e shumave të mëdha të parave pa lënë gjurmë të dokumentuara në sistemin bankar zyrtar, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e sekuestrimit apo evidentimit nga autoritetet ligjzbatuese.
Në veçanti, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e parave dërgohen drejt Bolivisë, një shtet që për shkak të nivelit relativisht të ulët të kontrollit mbi sistemin bankar dhe financiar, si dhe pozicionit të tij gjeostrategjik – pasi kufizohet me disa vende që kanë dalje në det – përbën një pikë të favorshme per finalizimin e transaksioneve të paligjshme financiare.
Biseda Sky Ecc
Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
‘Po bëj gropën zemra…’.
‘Se paske mbush 2M…’.
‘I bëre 60 mln?…’
‘Jo nuk i kam bërë’
‘Ok se do i bësh… Të rregullosh kalamajtë…’
Sipas bisedave në vazhdim, anija me dy kontejnerët e ngarkuar me drogë, mbërrin në portin e Hamburgut më datë 9 Shkurt 2021, dy ditë me vonesë nga data e përcaktuar më herët.
Shqëtësimi është se më datë 10 Shkurt, autoritetet doganore kanë marrë vendimin për të kaluar në skaner pikërisht kontejnerët ku ndodhet e fshehur sasisa prej 14 ton kokainë.Shqetësim që vihet re edhe në bisedat midis Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Ku ata vendosin në diskutim edhe nisjen e një sasie tjetër kokaine prej 14 ton që ndërkohë ishte në pritje në Paraguaji.
Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan
‘Ishalla po mbaron punë nesër…Për ndryshe duhet të anullojmë punën këtu…’
Pas këtij mesazhi Franc Çopja i shkruan Ervisit
‘Mbaroj kjo puna ime, duket se u kap… Dogana ka marr 3 kuti për t’i çuar në skanerin e vet…’.
Ervisi i shkruan ‘Na fikën’
Dhe frika e tyre rezultoi e vërtetë.
Pasi sasia e jashtëzakonshme me kokainë, siç u pa edhe në vazhdim u sekuestrua nga autoritetet doganore në portin e Hamburgut në Gjermani.
Të cilët në bazë të analizës së riskut kishin kishin përzgjedhur për kontroll 5 kontejner që ishin nisur nga Paraguaji me destinacion Izraelin.
Nga të cilat 576 bombola prej teneqeje ishin të kontaminuara me nga 8 pako ‘kokainë’ secila.
Nga ku më pas doli se ishin 13 824 pako kokainë në 1 728 bombola teneqeje, të fshehura dhe të mbuluara me mbushës, me peshë bruto 16 174 kg.
Por ky grup i gjerë kriminal nuk mund të funksiononte pa atë që mund të quhet infrastruktura e tyre.
E cila shërben si një zgjatim edhe për transportin e parave në Shqipëri.
© BalkanWeb