Sot konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE/ Hapen 4 grup-kapituj të tjerë, Rama ndan fotot me Marta Kos: Po ecim me ritëm rekord!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku do të hapen 4 kapitujt e radhës në lidhje me procesin integrues.

Rama ka ndarë pamje ndërsa në njërën prej tyre shihet edhe Marta Kos, komisionerja për Zgjerimin.

“MIRËMËNGJES dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×