Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 3-të të “Kategorisë së Parë”

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-2-3-1 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë:

Në portë është portieri i Korabit, Jurgen Mehidri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Koffi Ayivi (Apolonia), Silans Mensah (Burreli), Miklovan Pere (Pogradeci), Odirah Ntephe (Lushnja).

Në vijën para mbrojtjes rreshtohen dy futbollistët Samuel Mosses (Kastrioti) dhe Plarent Fejzaj (Kukësi), ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese rreshtohen lojtarët Saleh Nasr (Skënderbeu), Imoh Ezekiel (Pogradeci), Mario Mërkuri (Luftëtari).

Në majën e sulmit qëndron sulmuesi i Apolonisë, Mmesoma Umejego .

Trajneri më i mirë është përzgjedhur tekniku i Apolonisë, Marko Jovanovic.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×