Spektakël dhe emocione në takimet e para të Champions League. Real Madrid vuan por fiton 2-1 Marseille në shtëpi.
Mysafirët surprizuan Los Blancos në minutën e 22-të, me anë të Weah. Nuk vonoi shumë as përgjigja e madrilenëve, me Kylian Mbappe që shndërroi në gol një penallti. Në pjesën e dytë gjërat komplikohen për ekipin e Xavit pas daljes me karton të kuq të Carvajal, por gjithsesi, ishte pikërisht Mbappe që i dhuroi suksesin Realit me një gol me penallti.
Barazim 4-4 në Torino mes Juves dhe Dortmundit. Adeyemi realizoi i pari, ndërsa goli i Yildiz vendosi ekuilibrat. Nmecha ndezi festën e verdhë por gëzimi zgjati pak, pasi Vlahovic çoi shifrat në 2-2. Cuoto dhe Bensaibini ndëshkuan “Zonjën e Vjetër”, por këta të fundit nuk u dorëzuan dhe morët një pikë, falë golave të Vlahovic dhe Kelly.
Në takimet e tjera, Tottenham mposhti 1-0 Villareal, sakaq Qarabag surprizoi Benficën duke e mundur 2-3.
© BalkanWeb