
Barcelona i ka dhënë këtë të mërkurë dorën e fundit përgatitjeve, në prag të ndeshjes së parë sezonale në fazën e ligës, aty ku katalanasit do të sfidojnë anglezët e Newcastle në St.James Park. Nën drejtimin e teknikut Hansi Flick, blaugranat përfunduan seancën e fundit stërvitore të martën në mëngjes përpara se të niseshin drejt Newcastle, ku do të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26 ndaj ekipit anglez të enjten. Frenkie de Jong, i cili kishte munguer në ndeshjen kundër Valencias, u rikthye në stërvitje me grupin, ashtu si Kochen, Jofre Torrents dhe Toni Fernández, të cilët kanë stërvitur me ekipin e parë.
Skuadra u nis për në Mbretërinë e Bashkuar këtë të mërkurë, ku trajneri gjerman dhe një futbollist I katalanasve do të mbajnë një konferencë për shtyp përpara se të stërviten në fushën e St. James’ Park, një stadium që Barça nuk ka vizituar për 22 vjet.
Nga ana tjetër skaudra angleze duket e etur për të bërë sa më mire në këtë rikthim të tyre në Champions League pas dy sezonesh. Në merkato bardhezinjtë humbën sulmuesin kryesor Isak, i transferuar për shifër rekord drejt Liverpool, por në krahun tjetër ka afruar sulmuesin gjerman Woltemade, i cili debutoi me gol në ndeshjen e fundit në Premier League ndaj Wolverhampton.
© BalkanWeb
and then