Debate e tensione në Kuvend, cili do jetë skenari i PD? Shehu: Po përpunojmë taktika të ndryshme të ‘luftës’ opozitare. Masakra zgjedhore…

Nesër do të rinisë seanca e radhës plenare, teksa deputetët pritet që të flasin së paku 10 minuta secili në Kuvend.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, deputeti demokrat Tritan Shehu, i ftuar në News24 tha se PD po përpunon taktika të ndryshme të luftës opozitare. Shehu deklaroi se Partia Demokratike po demonstron masakrën zgjedhore.

Deputeti i PD Tritan Shehu: Ka në përpunim elementë taktikë të ndryshëm të luftës opozitare. Ne po demonstrojmë masakrën zgjedhore, së paku derisa të dalë raporti i OSBE-së. Kjo është analizë, teksa PD sjell prova.

Demokracinë e ka deformuar kjo qeverisje. Kjo qeveri ka futur krimin, korrupsionin. Nuk mund të akuzohet opozita për korrupsionin galopant në vend.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×