Dështon seanca e parashikuar sot në GJKKO për konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj 8 të pandehurve në çështjen e koncesionit të sterilizimit, që po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar.
Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa për arsye shëndetësore e avokatit Dritan Hamitaj, mbrojtës i ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Duke marrë shkas nga mungesa, SPAK kërkoi që seanca të mos vijonte dhe paraqiti një kërkesë për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
Seanca e radhës u caktua për datën 1 tetor, në orën 14:00.
© BalkanWeb