Prej ditës së djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit, në repartin e Infektivit, për shkak të problemeve shëndetësore. Siç raportoi dhe dje gazetarja Klodiana Lala për , Dako, mësohet se vuan nga aritmia, gjendje ankthi dhe hernie diskale.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të GJKKO-së, e cila e dënoi me 2 vite e 8 muaj burgim, SPAK lëshoi menjëherë urdhrin për ekzekutimin e dënimit. Megjithatë, duke përfshirë periudhën e paraburgimit dhe arrestin shtëpiak, Dakos i mbeten për të vuajtur vetëm 9 ditë burg.
Policia shkoi në banesën e tij për ta shoqëruar drejt qelisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit dhe u shtrua pas vizitës mjekësore. Aktualisht, ai është nën mbikëqyrjen e Policisë së Burgjeve. Mësohet se ekzekutimi i vendimit për të kryer 9 ditët e burgut, është bërë në spital.
()
© BalkanWeb