Një 69-vjeçar është paraqitur sot në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës me plagë në kraharor të shkaktuara nga një mjet prerës, teksa ishte duke punuar pranë banesës së tij në fshatin Ilias, Himarë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi P. P., 69 vjeç, ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht me një trako (mjet prerës), gjatë riparimit të disa dërrasave në afërsi të shtëpisë.
I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar versionin e dhënë nga i lënduari.
© BalkanWeb