Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje live me News24, raportoi se Këshilli Lartë i Prokurorisë ka çelur garën për kreun e ri të SPAK.
Ajo dha edhe emrat që janë kandidatë potencialë kër kreun e SPAK. Kështu, kandidatë potencialë për këtë post janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara, Arben Kraja, si dhe prokurorja Anita Jella.
Gazetarja Klodiana Lala: KLP do mblidhet sot në orën 12:00 për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Altin Dumani nuk mund të zgjidhet, pasi ligji ia ndalon të zgjidhet për herë të dytë, pasi i mbaron mandati në muajin dhjetor. Do të ketë një vetting, ku do shihet figura e kandidatit.
Të drejtën për të kandiduar e kanë prokurorët e SPAK. Kandidatë janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe Arben Kraja, që e ka drejtuar këtë strukturë më herët. Kandidatja potenciale nga gratë është prokurorja Anita Jella.
© BalkanWeb