Kufizimet për mediat në Kuvend, Balliu: gazetarët përjashtohen nga Parlamenti, kartelët kanë zë e vend brenda sallës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj kufizimeve të fundit që, sipas tij, po u vendosen gazetarëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

“Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zë e vend brenda sallës parlamentare. Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët,”shkruan Balliu në reagimin e tij.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur disa gazetarë dhe organizata mediatike kanë ngritur shqetësime për kufizime në qasjen ndaj punimeve të Kuvendit dhe mungesën e transparencës në procesin legjislativ.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×