Pedagogia e psikologjisë dhe edukimit, ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në Log e ka cilësuar pr.ligjin për barazinë gjinore që po diskutohet në publik, si të mangët pasi lë vend për keqkuptime sa i takon terminologjisë që kërkon të përfshijë në lidhje me gjininë, sic është identiteti gjinor, orientimi seksual dhe shprehja e gjinisë.
Malaj tha se Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ka këtë përcaktim ndaj kjo shkakton kakofoni për shkak se nuk përputhet me Kushtetutën.
“Kjo ngre debat për zbatimin e ligjit. Kjo nuk ka të bëjë me diskriminim por zbatueshmërinë. Një nga problemet më të mëdha sot në Shqipëri është moszbatimi i tij.
Nuk është pamundur por ngre debat. Por duhet të përshtatet terminologjia në bazë të Kushtetutës”, tha Malaj.
Nora Malaj: Kemi dy qasje, biologjike dhe qasjen sociale. Qënia humane në mmomentin që vjen, vjen nga bashkimi i një burri e gruaje, përmes invitro dhe nga gjithcka që janë format e lindjes.
Dhe erdhi nevoja që në fund të ditës rraca njerëzore të jetë realizuar në gjithë ciklin e jetës, që nga lindja deri në ndërrimin e jetës.
Që do të thotë sa njeriu është qënie biologjike aq është dhe sociale.
Në momentin kur na vjen një foshnje nëjetë të gjithë festojmë gjininë e saj. Por sot shoqëria është e hapur. Dikur kanë qenë steriotipe, konservatore të trashëguara. Disa gjëra ti jep ligji vijnë për të parë në këndvështrime të ndryshme. Kemi të bëjmë me një ligj të ri që mbështetet tek ligji ekzistues dhe hartohet nga qeveria.
Hartimi i ligjit është një nga elementët që krijon kakofoni, kakofonia shkaktohet për shkak se nuk përputhet me kushtetutën. Kushtetuta e shqipërisë këtë përcaktim nuk e ka, pra gjinia duhet të quhet gjithpërfshirëse. Por e ka të përcaktuar identitet gjinor ose shprehje gjinore Kushtetuta nuk e ka.
Kjo ngre debat për zbatimin e ligjit. Kjo nuk ka të bëjë me diskriminim por zbatueshmërinë. Një nga problemet më të mëdha sot në Shqipëri është moszbatimi i tij.
Nuk është pamundur por ngre debat. Por duhet të përshtatet terminologjia në bazë të Kushtetutës.
Kjo është pika më nevralgjike.
© BalkanWeb