Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës në nisje të legjislaturës së re.
Në një intervistë për News24, ai tha se ndryshimet në strukturën e parlamentit janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe pa respektuar afatet kushtetuese.
Shehu kritikoi gjithashtu mungesën e respektit që tregoi PS për Azem Hajdarin, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti për historinë demokratike të vendit. Ai paralajmëroi se opozita do të përballet me regjimin përmes argumenteve dhe alternativave.
Deputeti i PD Tritan Shehu: Legjislatura ka nisur me veprime antikushtetuese. Bënë ndryshime në momentin e fundit për ndryshime në strukturën e funksionimit të parlamentit. Sipas Kushtetutës, duhet së paku një javë kohë për ndryshime. Mazhoranca nuk nderoi as Azem Hajdarin.
Në psikologji e në mentalitet, kjo qeveri është e ngjashme me diktaturën. Diktatura sot s’ka kampe përqendrimi, por censurë. Ne do e godasim regjimin me argumente e alternativa. Kemi në qeveri grup jesmenësh që përdoren nga Sulltani.
© BalkanWeb