Mashtrimi me XUEX/ Të arrestuarit u shprehën se janë viktima në gjykatë, mbeten në kërkim çifti i bashkëshortëve që dyshohet se organizoi skemën

Gjykata e Fierit caktoi masën “Arrest me burg” me afat 60-ditor për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamerieret Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

News24 mëson se 6 të arrestuarit përpara trupës gjykuese deklaruan se janë viktima të kësaj ngjarjeje, ndërsa akuzohen për “Skema piramidale online dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Nga ana tjetër, vijojnë të jenë në kërkim Ereledio dhe Alma Shebeku, burrë e grua që dyshohet se ishin drejtues të kësaj skeme mashtruese, ku rezultojnë të përfshirë jo vetëm qytetarë, por edhe punonjës të administratës publike në Lushnje, Divjakë, Fier e Gramsh.

Nëna e kamerierit Emanuel Taullau ka pohuar për mediat se nuk e dinin që kjo skemë përbënte shkelje të ligjit, duke thënë se paratë ia ka dhënë vetë djalit, por nuk ka pasur informacion se veprimtaria ishte e jashtëligjshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×