2 penallti, 2 gola të Mbappe mjaftojnë për t’i dhuruar Realit fitoren në takimin e parë të Champions League. Në Madrid, ndaj Marsielle, sfida nis ters për ekipin e Alonos ku pas vetëm 5 minutash Alexander-Arnold doli nga fusha i dëmtuar. Francezët vendosën jo pak në siklet Realin, madje në minutën e 22-të Weah finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Festa nuk zgjati shumë pasi Rodrygo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1.
Fraksioni i dytë u ndërlikua akoma më shumë pasi Carvajal në minutën e 72-të u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq pasi një faulli antisportiv. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Reali gjeti forcat duke përmbysur rezultatin me Kylian Mbappe, sërish nga pika e bardhë e penalltisë.
Ashtu si në La Liga edhe në Champions, gjeli francez konfirmohet lideri i ri i Real Madrid: “Mbappe nuk fal” ishte titulli kryesor i AS. Xabi Alonso, trajneri i Real Madrid i gëzohet fitores në këtë debutim në Champions: “Ndodhën shumë gjëra në këtë ndeshje. Ishim fantastik për afro gjysmë ore. Vendosëm në vështirësi kundërshtarin, krijuam shumë raste për gol, por e pësuam. Për fat të mirë shfrytëzuam shpirtin e Champions League që e gjen vetëm në Bernabeu. Kjo ishte me të vërtetë një fitore shumë e rëndësishme”, u shpreh Alonso pas ndeshjes.
()
© BalkanWeb