Mesazhi i Agjencisë për Sigurinë Kibernetike: Po qarkullon një SMS që kërkon pagesa gjobash për shkelje rrugore, mos e klikoni!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i bën apel qytetarëve që të kenë kujdes ndaj një mesazhi që po qarkullon “smishing” i cili synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas AKSK-së mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online.

AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK bëri të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare; mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare; njoftoni menjëherë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×