Një nga hartueset e pr.ligjit për “barazinë gjinore”, ekspertja Mirela Arqimandriti, u shpreh në Log se termi “gjini” që ka ndryshuar në pr.ligjin e ri është një kërkesë e vazhdueshme e ndërkombëtarëve që kërkojnë zgjerimin e binomitetit tradicional burrë-grua.
Arqimandriti tha se Shqipëria aderon në konventat ndërkombëtare po shkon drejt BE-së, dy konventat e rëndësishme ndërkombëtare kërkojnë dhe vazhdimisht kanë rekomanduar që Shqipëria të përdorë termin gjini dhe për të zgjeruar binaritetin tradicional.
“Ne duhet ta zgjerojmë terminologjinë me termin gjini që këta njerëz të jenë të mbrojtur dhe ne skemi statistika gjinore”, tha ekspertja Mirela Arqimandriti.
Nga ana tjetër, ligji sipas saj, mbron ata persona që kanë identitet të ndryshëm gjinor, përvec burrë e grua.
“Diskriminimi krijohet nga pabarazia, dhuna, patriarkalizmi, e githë kjo bën që ata të mos e shfaqin identitetin gjinor.
Këta persona kanë probleme të ndryshme që vjen si pasojë e identitetit gjinor dhe shtypjes për të mos e shfaqur identitetin gjinor”, tha Arqimandriti.
Mirela Arqimandriti: Termi gjini i përdorur në kuadrin e ligjit për barazinë gjinore është reflektim i realitetit shoqëror, sepse përfshin dhe respekton diversitetin e identiteteve të ndryshme gjinore.
Termi gjini nga ana tjetër nuk mohon binaritetin tradicional mashkull-femër përkundrazi e zgjeron me identitete të ndryshm gjinore. Nga ana tjetër ndihmon ligjin nga diskriminimi që të veprojë ashtu sic duhet.
Diskriminimi krijohet nga pabarazia, dhuna, patriarkalizmi, e githë kjo bën që ata të mos e shfaqin identitetin gjinor.
Këta persona kanë probleme të ndryshme që vjen si pasojë e identitetit gjinor dhe shtypjes për të mos e shfaqur identitetin gjinor.
Futja e termit gjini ka disa arsye, Shqipëria aderon në konventat ndërkombëtare po shkon drejt BE-së, dy konventat e rëndësishme ndërkombëtare kërkojnë dhe vazhdimisht kanë rekomanduar që Shqipëria të përdorë termin gjini dhe për të zgjeruar binaritetin tradicional. Ne duhet të bindemi vetë, se midis ne ka njerëz që kanë identitet të ndryshëm gjinor nuk ka vetëm burra dhe gra. Ne duhet ta zgjerojmë terminologjinë me termin gjini që këta njerëz të jenë të mbrojtur dhe ne skemi statistika gjinore.
© BalkanWeb