Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar në rrjetin social facebook mbi vendimin e saj për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD.
Doda shkruan se në zgjedhjet parlamentare u regjistrua si deputete e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Në konfigurimin e ri të grupeve parlamentare kam mësuar që janë krijuar tre grupe dhe në pamundësi për të krijuar një grup parlamentar të PDIU-se, nuk jam rregjistruar në grupet aktuale, por jam pjesë e opozitës duke ruajtur identitetin e forcës politike që përfaqesoj”, shkruan Doda.
© BalkanWeb