Pas zbulimit të parcelave me kanabis, shkon në pesë numri i të arrestuarve në Peqin. Detaje nga operacioni

Policia ka finalizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në periferi të qytetit të Peqinit, duke zbuluar dy parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e të mërkurës dhe çoi fillimisht në arrestimin e dy shtetasve, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në kultivimin dhe mirëmbajtjen e bimëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, parcelat ishin të fshehura në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t’u aksesuar, në një fshat fare pak larg qendrës së qytetit.

Toka ishte përgatitur në mënyrë artizanale dhe bimët ishin fshehur nën kurora pemësh të dendura për të shmangur zbulimin nga dronët dhe patrullat ajrore.Pas hetimeve paraprake dhe analizimit të të dhënave të siguruara nga hetimi në terren, policia ka prangosur edhe tre persona të tjerë të cilët janë identifikuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e paligjshëm në zona të ndryshme të qarkut të Elbasanit.Në total janë pesë të arrestuar, ndërsa dy prej tyre rezultojnë me precedentë penalë të mëparshëm për vepra të ngjashme.

Gjatë kontrollit fizik dhe këqyrjes së parcelave, u sekuestruan:
• Rreth 200 bimë të dyshuara kanabis, në faza të ndryshme rritjeje;
• Vegla bujqësore dhe materiale për ujitje;
• Një motopompë e improvizuar për vaditje;
• Disa telefona celularë dhe dokumente të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë,ndërsa materialet hetimore janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore. Burime nga policia theksuan se hetimi është në fazë dinamike dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera në ditët në vijim.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×