PD: Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi vazhdon shkeljen e ligjit, i jep tenderin kushëririt të tij në kundërshtim me vendimin e KPP-së

Partia Demokratike denoncon një skandal të ri në Bashkinë e Tropojës, ku kryebashkiaku Rexhë Byberi dyshohet se i ka dhënë tenderin kushëririt të tij, duke shkelur vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.

PD shprehet se tenderi për ndërtimin e rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje u fitua nga një ofertë e vetme, pas skualifikimit të disa konkurentëve me çmime më të ulëta.

Kompania fituese, sipas PD, ‘Vllaznimi’ shpk, ka lidhje familjare me Byberin, çka tregon për klientelizëm dhe mungesë transparence. PD akuzon Bashkinë për pandëshkueshmëri dhe abuzim të përsëritur me fondet publike.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal në Bashkinë e Tropojës, ku shkeljet ligjore dhe abuzimet me tendera vijojnë të përsëriten, të inkurajuara nga pandërshkueshmëria që u jep titullarëve guxim të veprojnë hapur kundër ligjit dhe në kundërshtim me vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të cilat kanë efekt detyrues për Autoritetin Kontraktor.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.

Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.

Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar. Por skandali nuk ndalet këtu.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×