Apeli vendosi ta kthejë në qeli, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ende në spital. Ja sa ditë burg duhet të bëjë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, vijon të jetë i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, në repartin e Infektivit, për shkak të problemeve shëndetësore. Dako vuan nga aritmia, gjendje ankthi si dhe hernie diskale, ndërsa ndodhet në spital, nën mbikëqyrjen e forcave policore të Burgjeve.

Kujtojmë se pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit e Posaçme (GJKKO), e cila e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi menjëherë urdhrin për ekzekutimin e vendimit. Megjithatë, duke përfshirë kohën e kaluar më herët në paraburgim dhe arrest shtëpie, Dakos i mbeten për të vuajtur vetëm 9 ditë burgim efektiv (Dy ditë i ka kryer).

Policia shkoi në banesën e tij për ta shoqëruar drejt qelisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore të konstatuar gjatë vizitës mjekësore, ai u transportua në spitalin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht nën mbikëqyrjen e Policisë së Burgjeve. Mësohet se ekzekutimi i vendimit të dënimit po kryhet në ambientet e spitalit, ku ai do të qëndrojë deri në përfundim të afatit të burgut.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×