Arsenal, Henry i drejtohet trajnerit Arteta: Koha për trofe

“Ikona” e njohur e Arsenalit, Thierry Henry ka folur së fundmi për pritshmëritë që ka ndaj londinezëve këtë sezon. Sipas tij, ka ardhur koha që Gooners të fitojnë trofe, një mesazh ky i qartë për trajnerin Arteta.

“Si tifoz, do ta mbështes ekipin siç bëj gjithmonë, por në një moment duhet të jesh i sinqertë, ky vit është i domosdoshëm, s’ka më justifikime.

“Nëse mund të bësh rotacion siç bëri ai për shembull kundër Nottingham Forest dhe ai do ta bëjë këtë edhe më shumë gjatë sezonit, nuk po flas për askënd që nuk është në klub, po them se këtë vit duhet të fitosh diçka”.

“Nëse do të isha në atë dhomë zhveshjeje, do të synoja titullin. Si tifoz do të doja që klubi im të fitonte diçka, si lojtar unë synoj titullin, së pari. Por kur luan për titullin, duhet të shkosh dhe ta marrësh atë”.

“Nuk po luaj për të mos humbur ndeshje. Nëse do të mposhtësh Liverpoolin ose Man Cityn, duhet të shkosh dhe ta arrish, nuk mund të hysh në një ndeshje me idenë ‘mos ta humbasim.

Nëse do të fitosh ligën, në kohën time, duhej të mposhtje Man United, nuk mund të shkosh dhe të thuash, ‘le të shohim nëse mund ta barazojmë këtë ndeshje”- tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×