“Hap derën dhe dil me duart lart!”/ I riu kërcënon me jetë efektivët që shkuan për ta arrestuar në shtëpi, përfundon në pranga (VIDEO)

Një operacion policor është finalizuar me sukses nga Policia e Korçës. Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, u arrestua në flagrancë një 26-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, i cili këtë herë mbante sërish armë zjarri dhe kërcënoi me jetë efektivët e Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Renato Lipe, banues në Korçë, ka refuzuar të hapë derën gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore. Gjatë ndërhyrjes, ai ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e cila kishte fishek në fole dhe ishte gati për qitje, duke e drejtuar ndaj punonjësve të Policisë.

Pas disa thirrjeve dhe një ndërhyrjeje të kujdesshme, Policia arriti të neutralizojë dhe arrestojë autorin pa shkaktuar incidente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, gati për përdorim dhe municion luftarak.

26-vjeçari rezultohet me precedent penal, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale – armëmbajtje pa leje, çka e bën këtë rast të përsëritur dhe të rrezikshëm për sigurinë publike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×