“Ishe gjithmonë prezent kur duhej”/ 1 vit nga vdekja e Gert Bogdanit, mesazhi i Fatmir Mediut: Asnjëherë nuk u tërhoqe në qoshen tënde të rehatisë

Në 1-vjetorin e largimit nga jeta të Gert Bogdanit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, përmes një mesazhi prekës në Instagram vlerëson figurën e mikut të tij demokrat që ka lënë boshllëk të madh jo vetëm tek familja por dhe miqtë e tij.

“Mungon qetësia, urtësia dhe mirësia jote, në tymin e cigares tënde ishin mendime pa fund se cfarë duhej bërë më mirë.

Asnjëherë nuk u tërhoqe në qoshen tënde të rehatisë, por ishe gjithmonë prezent kur duhej dhe si duhej.

Ajo që më ka ngel në mëndje është thënia jote gjatë një emisjoni televiziv se”Kam zgjedhur të jem BABA”, shkruan Mediu.

Më tej, ai thotë se shumë miq në të gjithë botën e kujtojnë me mall dhe respekt.

“Shumë janë lutur për ty në SHBA, Europë dhe Britani, ruajnë kujtimin tënd dhe kujdesin për Edlirën dhe fëmijët. Asnjë nuk mund të zër vendin tënd, por duke të kujtuar ty dhe duke folur me Edlirën dhe familjen, më shumë se të ngushëllojmë ata, ngushëllojmë vehten tonë për humbjen e mikut të mirë Gertit Bogadani”, përfundon mesazhi i kryetarit të PR, deputetit Fatmir Mediu.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×