“Krye horri i vë drynin parlamentit!”, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në mision për të çliruar vendin!

Kreu i PD-së, Sai Berisha ka reaguar nga jashtë Kuvendit pas mbylljes së punimeve të seancës plenare.

Teksa sulmoi Ramën, duke e quajtur krye horr, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihet në mision, për të çliruar vendin.

“Një akt tipik Kim Yong Un. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij 1 minutë më parë nga pushteti. Kjo është një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një krye hor që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Sulen Çela, nga një krye horr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.” tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×