Seanca e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë është caktuar 2 tetori.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Rekursi i Veliajt në GJL është në kundërshtim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ai kundërshton një vendim të muajit korrik që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar në gjykatën supreme me datë 10 shtator dhe pritet të shqyrtohet brenda afateve ligjore.
Ndërkohë që këtë të enjte Gjykata e Posaçme hodhi shortin që caktoi gjyqtaren e Posaçme Etleva Deda për shqyrtimin në seancë paraprake te dosjes penale kundër Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Ndaj kryebashkiakut, SPAK ka ngritur 13 akuza, që nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë ngritur 11 akuza.
© BalkanWeb