Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para Kuvendit, përcolli një mesazh të qartë për opozitën dhe objektivat e mazhorancës në mandatin e ri.
Ai uroi Niko Peleshin për detyrën si kryetar i ri i Kuvendit dhe theksoi se 83 mandatet janë një përgjegjësi e madhe përpara qytetarëve. Rama bëri thirrje për vetëkritikë, durim dhe angazhim të ri brenda shumicës parlamentare.
Duke iu drejtuar opozitës, ai kërkoi debat brenda sallës me argumente dhe jo me zhurma apo sjellje të papërshtatshme.
Edi Rama: Më uroni t’i përcjell urimin tim për një punë sa më të mirë në krye të Kuvendit, Niko Peleshit. 83 mandate janë një borxh i madh ndaj qytetarëve. Duhet të kemi qasje vetëkritike, të kemi durim, vullnet dhe energji të reja në çdo hap për këtë mandat të ri. Pakicës duhet t’i them se nuk është puna jonë se çfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle. Në këtë sallë do keni gjithë vëmendjen tonë, nëse do harroni përdorimin e këmbëve e duarve, të zhurmës dhe të rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. Programi ynë i ri synon ta dërgojë Shqipërinë në BE më 2030.
© BalkanWeb