Ngjarje e rëndë në Kamëz! 41-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike tenton të vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 41-vjeçar është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike pas tentativës për vetëvrasje.

Ai dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Burri është dërguar menjëherë për mjekim në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:50, është dërguar për mjekim në spital shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në gjendje të dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvritet. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×