Parashikimi i motit për sot, 18 shtator 2025

Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të sjellin në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga moti i kthjellët, por i freskët, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë zonën malore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët. Kjo situate e qëndrueshme e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×