Zbardhen detajet nga mbledhja me dyert të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24, duke iu referuar burimeve, zbuloi disa nga diskutimet brenda demokratëve, të cilët duket se kanë qenë njëzëri të vendosur për të vijuar me ‘mosbindjen’ brenda Kuvendit.
Ata kanë pohuar se përsa kohë nuk do të respektohen procedurat, në Kuvend nuk do të ketë seanca të qeta plenare.
“Për sa kohë që kryeministri Edi Rama nuk do të vijojë me procedurat sipas renit të ditës, nuk do të ketë seanca të qeta plenare. Kërkohet përsëritja e seancës plenare të ditës së sotme, pasi nuk ka respektuar mbarëvajtjen siç e kërkon Kushtetuta.”, tha Stafa në raportimin e tij.
© BalkanWeb