Sfida me Elbasanin, sa shumë probleme për Partizanin…

Partizani dhe Elbasani do të masin forcat, më 20 shtator. Sfida e programuar për të shtunën në stadiumin “Arena e Demave, do të nisë në orën 19:00. Për të dyja klubet u krijua rivalitet i madh në edicionin e kaluar. Në fund ishte Partizani që doli me kokën lart, duke u bërë pjesë e “Final Four”. Në këtë përballje, dukshëm situata te Elbasani kryesues është më e mirë se për Partizanin.

NË SHKODËR- Partizanit i munguan të paktën pesë futbollistë në stadiumin “Loro Boriçi”, për arsye dëmtimesh dhe virozash. Pano Qirko dhe Mateo Çipi nuk ishin të gatshëm për shkak të virozave. Më shqetësuese situata për Saliu Sembenen, Paulo Buxhelajn dhe Mateo Shanajn. Sembenes do i duhet më tepër kohë për rikuperimin pas dëmtimit ndaj Teutës, ndërsa Buxhelaj dhe Shanaj mbeten në garë me kohën. Martinez mund të thuhet se i ka humbur ndeshjet e shtatorit, pasi thyerja e dorës në stërvitje i kushtoi shumë.

DOUMBIA- Partizani nuk humbi vetëm në fushë ndaj Vllaznisë. Të kuqtë nuk do të kenë të gatshëm Arafat Doumbia për rreth 1 muaj. 20- vjeçari dha sinjale pozitive në Shkodër për 30 minuta që pati në dispozicion. Në fund ishte pafat, pasi pësoi tërheqje. Mungesa e tij para sfidës me Elbasanin bën me dhimbje koke trajnerin Milinkoviç, që mund të mbështetej te një element i ri në mesfushë.

FORMACIONI- Nga sfida e Vllaznisë është thuajse e sigurt, që Milinkoviç do të ndryshojë diçka. Albion Marku qëndron prej dy javësh pjesë e skuadrës në stërvitje. Debutimi për të erdhi në “Loro Boriçi”. Kështu mund të jetë mundësia për mbrojtësin e djathtë, që ta nisë titullar në javën e katërt. Në këtë situatë do të ulej në stol dikush mes Janjevës dhe Bytyçit, ndërsa ky i fundit është më i favorizuar për të qëndruar krah kapitenit Preka. Malaj dhe Kote nuk morën minuta në Shkodër, por secili prej tyre mund ta nisë mjaft mirë nga minuta e parë. Stërvitja po vijon në stadiumin “Arena e Demave”. Dhe për të vendosur duhet pritur deri në fund. Partizanin e kanë shoqëruar dëmtimet e shumta gjatë kësaj kohe dhe ky është shqetësimi më i madh, që mund të ketë aktualisht Milinkoviç.

HERA E FUNDIT- Partizani dhe Elbasani u përballën për herë të fundit në muajin prill. Verdheblutë kishin po aq pikë sa kryeqytetasit, por për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte kishin marrë vendin e katërt. Fati i “Final Four” u vendos në javën e fundit të Superiores. PartizaniElbasani në stadiumin “Arena e Demave” u mbyll me fitoren e të kuqve. Fitorja e pastër 2 me 0 u regjistrua pas golave të Marçelino Prekës dhe Blesing Elekes.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×