Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e pushtetit në mënyrë autokratike dhe për zhvendosjen e debatit publik nga problemet reale të qytetarëve tek propagandat e tij politike.
Në studion e News24, Shehaj theksoi se opozita nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të Ramës, por të fokusohet te hallet e përditshme të shqiptarëve dhe te abuzimet me tokën dhe ligjet që, sipas tij, favorizojnë klientelën e qeverisë.
“Fatkeqesisht, keto 12 vjet, ka ndodhur praktikisht e njejta gje, Edi Rama ka ardhur, ka provokuar dhe opozita ka reaguar. Edhe kur mbylli seancen. Tha: – E di ca keni ju, s’flet me njeri sot se e vendosi “Autokrati” qe parlamentin mund ta mbyllim.
Ne duhet te kuptojme nje gje: Ne keto 12 vjet dhe nga kjo gje qe ndodhi sot, sic ka ndodhur, ne pouthajse te gjitha seancat e parlamentit, ne nuk dalim te fituar. Opozita nuk del e fituar. Del i fituar ai, sepse ai e arrin qellimin. Ai do qe ne te flasim per Diellen. Ne duam qe te flitet per ate qytetarin ne Durres, qe doli nga shtepia dhe vdiq se u mbeshtet ne nje shtylle. Ai do te flase per hapjen e kapitujve. Ne duam te flasim per sesi Edi Rama perdor pushtetin e vet per te marre token e shqiptareve, Pashe Alimanin dhe t’ia fale, nje sipermarresi te lidhur me politikane te huaj.
Une po them sesi mendoj une se duhet te sillet opozita. Cfare duhet te beje opozita dhe cfare do bejme ne.
Nuk jam ketu per te gjykuar se ca ben opozita. Analizat i bejne analistet, jam per te dhene zgjidhjen time. Zgjidhjen time modeste. Une po them cfare do beje Partia Mundesia, cfare do bejne deputetet e Partise Mundesia, si do i perdorim ne votat dhe besimin qe kemi marre nga ata qytetare qe na kane votuar, per te bere opozite ne Kuvend.
Pikerisht kontrastin. Pikerisht te beje diferencen dhe kontrastin me qeverine, duke treguar qe Shqiperia nuk eshte ajo Shqiperia e Edi Rames. Shqiperia qe percillet nepermjet propagandes, ne te gjitha menyrat, ne te gjitha mediat, atje ku ai kontrollon edhe nepermjet presionit, duke patur parasysh se cfare i ka ndodhur News24, ajo qe ka ndodhur me News24, nuk ka ndodhur rastesisht por ka ndodhur per nje arsye shume te thjeshte dhe te qarte:
Nje presion qe News24 te jete nje ze i ndaluar. Qe ne te flasim per problemet e perditshme te qytetareve, dhe jo per teorite dhe mashtrimet e Edi Rames. Kur Edi Rama del dhe thote “Paketa e Maleve”, edhe thua se gjithe shqiptaret tani mund t’i versulen maleve dhe te behen pronar ku te duan dhe si te duan. Themi te verteten: E verteta eshte, qe ai eshte nje ligj korruptiv, me te cilin kryeministri, i cili ka nje pushtet absolut qe kushdo qe do te zere nje toke, te shkoje, te zere token dhe shkoje ndonje projekt te kryeministri dhe ai te thote nese i pelqen projekti, t’ia jape lejen. Nese nuk i pelqen mos t’ia jape. Praktikisht pushtet absolut!
Ne duhet t’i themi kryeministrit apo t’i themi qytetareve, qe gjithecka ben, nuk eshte normale, nese nje qytetar nderton pa leje, njerit t’i prishet kurse nje tjetri i legalizohet. Ose jepet leja pasi e ka ndertuar.” – u shpreh Shehaj.
© BalkanWeb