Shiste doza kokaine e kanabisi në Vlorë, prangoset 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë për shitje të dozave të kokainës dhe kanabisit.

Policia e Vlorës finalizoi operacionin pas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 41-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vlorë.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë finalizuan një tjetër goditje në këtë fushë.

Si rezultat, u arrestua shtetasi V. S., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit personal dhe të banesës së tij, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×