Skandali në Këlcyrë/ U shpall në kërkim pasi i dërgonte video intime të miturës, efektivi i policisë u arratis drejt Greqisë pasi mori vesh që…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që u zbulua në Këlcyrë sot ku një 16-vjeçare ishte abuzuar prej kohësh nga njerku i saj, ndërsa ishte përfshirë po ashtu në një skemë presioni financiar, e shtyrë nga partneri i saj 46-vjeçar.

Raportohet se efektivi i policisë, i cili shfaqej në videon kompromentuese, me të cilën atij i ishte bërë presion duke i kërkuar një shifër të majme financiare është identifikuar si Artur Ago.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe është mësuar se pas publikimit të videos ditën e djeshme ai është arratisur drejt Greqisë.

Ago është larguar pasditen e djeshme duke kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës, menjëherë sapo ka kuptuar se videoja ishte bërë publike.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×