Triumfi 2-0 ndaj Ajax kënaq Chivu: Ky ekip ka personalitet, djem të shkëlqyer

Një Inter jo brilant, por fitues, perfekt taktikisht, me zikaltërit që i bëjnë një nisje me 3 pikë kësaj aventure në Champions duke triumfuar 0-2 përballë Ajax. Marcus Thuram ishte njeri i ndeshjes, me sulmuesin francez që realizoi një “dopietë” golash. I përfunduar nën akuzë pas sfidës kundër Juves, por Sommer bëri heroin në fraksionin e parë, me portierin zikaltër që shmangu një gol të sigurt.

Në fundin e pjesës së parë, Thuram në shtyllën e parë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, në të njëjtën formë, sërish i shërbyer nga Calhanoglu gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë Thuram dyfishoi shifrat. Inter menaxhoi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke dalë me 3 pikë nga transferta holandeze.

I kënaqur nga ky sukses u shfaq trajneri Chivu, për të ishte e rëndësishme ta nisnin me fitore këtë edicion të Champions League: “Treguam shumë maturi. Ishte e rëndësishme që ta nisnim mirë këtë edicion të Champions. Ky ekip ka eksperiencë, personalitet, dëshirë për të bërë mirë dhe për të kaluar këtë periudhë negative. Këta djem janë të shkëlqyer”, u shpreh Chivu pas suksesin 0-2 ndaj Ajax.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×