VIDEO/ Barcelona ia del në Angli, super Rashford ndaj Newcastle, City fiton ndaj Napolit në Champions

Champions League zhvilloi ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së Ligës. Barcelona fitoi 1-2 në fushën e Newcastle, suke treguar se mbetet pretendent. Spikat Rashford me dy gola. Goli i Gordon te “qymyrxhinjtë”, shërbeu vetëm për statistikë.

Manchester City mundi 2-0 Napolin. Sfida u komplikua në maksimum për italianët, pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo, në minutën e 20-të. Ndeshja u zgjidh nga Haaland, sakaq më pas shënoi edhe Doku.

Në sfidat e tjera, Frankfurt mposhti 5-1 Galatasaray, Sporting nuk hasi problemeve ndaj Kairat Almaty, duke triumfuar 4-0.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×