Vizita e kreut të SPAK në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte një nga temat e bisedës mes të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thotë se Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vlerësoi punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.
© BalkanWeb