124 ditë jashtë fushës, Endrick i gatshëm të rikthehet të luajë me “Los Blancos”

124 ditë pas herës së fundit në fushë, sulmuesi brazilian i Real Madrid, Endrick është rikthyer të kryejë stërvitje së bashku me shokët e skuadrës, duke qenë në dispozicion të plotë të teknikut Xabi Alonso.

Trajneri spanjoll tashmë do duhet të vendosë nëse do ta aktivizojë Endrick që në ndeshjen e kësaj fundjave ose jo, aty kur Real Madrid do të presë në Bernabeu skuadrën e Espanyol. Sulmuesi brazilian mori një dëmtim të rëndë më 19 Maj, në sfidën ndaj Sevijas, pas së cilës iu deshën afro 3 muaj rekuperim, por tani është i gatshëm të debutojë me Los Blankos këtë sezon.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×