Aksident në rrugën Sarandë -Krane, një i plagosur lehtë

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Sarandë – Krane, në afërsi të një servisi. Llambi Gjoka 69 vjeç ishte duke drejtuar motorin e markës Honda me targë TP018A dhe ka goditur nga mbrapa një automjet tip Ford Focus, me targë AA640 PF, që drejtohej nga 74 vjeçari Gaqe Llolli.

Për rrjedhojë 69 vjeçari Llambi Gjoka nga përplasja është plagosur. Menjëherë është dërguar në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha mësohet se është plagosur vetëm në hundë dhe ka marrë ndihmën e duhur.

Sherbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe po hetojnë për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×