“BE monitorim të rreptë hyrjes së parave të pista”, Gjergj Buxhuku: Shifrat janë galopante, është kthyer në fenomen shqetësues

Kryetari i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me moderatore Nisida Tufën, tha se BE po monitoron rreptësisht futjen e parave të pista në Shqipëri, pasi shifrat galopante janë bërë faktor shqetësues.

Sipas Buxhukut, se në 12 vitet e fundit sa sipërfaqe ndërtimi janë dhënë me leje, jo ato pa leje shifrat kapin dhe 100 miliard euro që shqetësojnë dhe Gjermaninë.

Gjergj Buxhuku: Amnistia fiskale do të bëhet sipas orientimit të BE-së, në vijim të procesit të integrimit, i ka ngritur antenat shumë më tepër, duke patur parasysh faktin që sasitë e parave të zeza që janë futur në Shqipëri janë bërë faktor shqetësues, sespe shifrat janë galopante.

Ti si të thuash sje më hajdut i rrugicës, por je kthyer në një hajdut i organizuar mirë që prish balancat.

Mjaft të shohësh faktin se në 12 vitet e fundit sa sipërfaqe ndërtimi janë dhënë me leje, jo ato pa leje shifrat kapin dhe 100 miliard euro që shqetësojnë dhe Gjermaninë.

Ndaj i kanë kushtuar këtij fenomeni për të goditur  jo vetëm në vendin ku i  ke marrë këto para, por dhe në vendin ku ti ke krijuar kushte për të investuar, jo vetëm me institucionet e tyre por dhe përmes SPAK këtu.

Nëse kanë lënë 35 vjet ti sjellësh paratë këtu, ata sdo të lënë. Rrezikohet stabiliteti ekonomik dhe kushtetues.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×