“BE nuk të lejon amnistinë fiskale”, eksperti Ergis Sefa: Po gjehen mjete të tjera, faljet para zgjedhjeve thyejnë besimin tek qytetarët

Për ekspertin e cështjeve të ekonomisë, Ergis Sefa, amnistia fiskale nuk lejohet nga Bashkimi Evropian, dhe në negociatat për procesin e integrimit, në kapitullin e 10-të, kjo është shumë e qartë, e mbyllur.

“BE nuk të lejon korrigjime të tilla të forta pra amnistitë, këtë e ka thënë dhe para negocitave dhe tani e ka përfshirë në kapitullin e 10. Prandaj po tentohet pëmes mjeteve të tjera si paqja fiskale”, tha Sefa teksa shtoi se aplikimi i shpeshtë i amnistisë fiskale thyen besimin tek qytetarët korrekt ndaj detyrimeve financiare.

Ergis Sefa; Çështja e amnistisë fiskale në kapitullin e 10, po tentohet përmes mjeteve të tjera që duhet të shkojnë paralelisht me politikat fiskale, lufta ndaj informalitetit.

Në momentin që krijohet amnistia fiskale, që nga 2015, janë aplikuar 5 apo 6 amnisti, tregon që nuk është një përjashtim nga rregulli. Në momentin që bëhet kaq i shpeshtë, thyen besim,in se ti duhet të jesh korrekt ndaj pagesave të shtetit.

Sepse sa herë do të ketë zgjedhje, do jesh me shpresën se dotë flaen. Mesazhi më i fortë ishte falja e gjovba para zgjedhjeve, duhet monitorim i fortë.

 

 

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×