Denoncon Berisha: Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike, i kërkon një shumë të majme një biznesmeni për një tender

“Belinda Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender.”. Ky ka qenë denoncimi që ka bërë kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, Beisha thekson se Balluku lakohet në shumë biseda telefonike që e komprometojnë. Bëhet fjalë sipas tij për një tender, ku Balluku thuhet se ka kërkuar përqindjen e saj.

DENONCIMI
Qytetari dixhital sot është para jush me informacionin shumë të rëndësishëm.
Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër.
Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin.
Sipas qytetarit dixhital, ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi.
Mënyra se si është bërë regjistrimi, nuk kam të dhëna nga qytetari dixhital.
Por ai pohon dhe insiston se ky regjistrim është dërguar dy javë më parë në zyrën e Edi Ramës.
Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive.
E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro.
E lidh bllokimi i supervizimit të ndërtimit të djegësit të Tiranës nga drejtoria që varej direkt nga Lubi Tuneli, dhe meqë Rama ishte përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura, kjo nuk ka dorëzuar qoftë një raport të vetëm të mbikëqyrjes, që është detyra me kontratë, të ndërtimit të djegësit, duke besuar se do lante duart me krimin e saj të shëmtuar dhe do fajësonte Erion Veliajn.
Theksoj këtu se Erion Veliaj në këtë çështjen e supervizimit është po aq fajtor sa vetë Lubia, pra janë bashkëfajtorë, sepse edhe ky ka pasur zotim me shkrim që do ta mbikëqyrë.
Por, as njëri, as tjetri nuk janë marrë me të.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×