“Diella ishte provokim! Zëvendësoi ‘timonin dhe ‘tepsinë’”, Alfred Lela: Zgjedhjet ishin farsë, por PD nuk bojkoton

Në studion e News24 ishte i ftuar Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike Alfred Lela i cili diskutoi për zhvillimet politike në vend. Ai tha se ministria aktuale Diella është një fyerje ndaj qytetarëve dhe se fjalimi i saj në seancën plenare në Kuvend ishte një provokim i radhës. Lela shtoi më tej se Shqipëria aktualisht nuk e ka kapacitetin për të patur një ministre virtuale.

Në lidhje me tensuionet në seancë e djeshme plenare, Lela tha se opozita ka reaguar ndaj shkeljes së Rregullores.

“Opozita do të thotë se është faji i mazhorancës, dhe anasjelltas. Mazhoranca ka arrën, gurin dhe Diellën. Për mua është një fyerje ndaj qytetarëve dhe ndaj Kushtetutës.

Merr Diellën dhe e fut në Kuvend, që e vetmja gjë e bukur që ka është emri. Diella do ta prezantojë programin? E bën Kryeministri. Është e gjitha për të ndërtuar një provokim të radhës, që mos të dëgjohej as programi. Më parë kishim tepsinë, timonin, sot është Diella.

Benevrekët e kibernetikës së Shqipërisë i kemi parë disa herë të bien në fund të këmbëve, me TIMS psh apo sulmin iranian. Nuk jemi vendi i këtyre kapaciteteve. Korrupsionin mund ta bëjnë dhe ndalin vetëm njerëzit dhe jo avatarët. Është vetëm shaka dhe provokim, hajgare e radhës në seancën e parë në Kuvend”, tha ai

Lela gjatë fjalës së tij në studio theksoi se Partia Demokratike ka dokumentuar shkeljet e zgjedhjeve parlamentare dhe se pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

“Unë mendoj se zoti Berisha ka qenë i qartë dhe problemi kryesor edhe ka të bëjë me farsën elektorale dhe vullnetin e shtrembëruar të shqiptarëve.  Protesta nuk është qëllim në vetvete i opozitës, është mjet i shprehjes së mundësive përballë pamundësive që na lë pushteti. Edhe njerëzit vetë janë duke protestuar. Opozita është e detyruar të shprehë vullnetin e atyre 600 mijë personave të cilët e kanë votuar. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje. Zgjedhjet me Ramën janë farsë, por PD nuk bojkoton. Partia Demokratike ka kreditet e veta për këtë pikë. Ne jemi një parti e madhe dhe kemi shumë emra edhe për kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës. PD ka dokumentuar shkeljet e përbindshme në zgjedhje. Së shpejti do të ketë një libër voluminoz që do t’ua dorëzojmë ndërkombëtarëvepër farsën elektorale”, përfundoi Lela.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×